25/12 18:24
I ftuar pasditen e sotme në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon në Top Channel, ishte lahutari i vjetër i malësisë Jonuz Delaj.
I prekur emocionalisht pas vendimit të UNESCO-s për ta regjistruar lahutën si pasuri serbe, Jonuzi nuk mundi t’i ndalte lotët.
Ai rrëfeu gjatë bisedës në studio se lahuta ka qenë pjesë e pandarë e jetës së tij, e trashëguar brezi pas brezi nga familjarët si një vegël muzikore që i jep identitet dhe përfaqësi popullit shqiptar.
Teksa Bieta e ngacmoi për t’i kërkuar një mendim të sinqertë rreth vendimit të marrë nga Unesco, i prekur, tha:“Lahutën ja u dhamë vetë, nuk na i grabitën”, duke e lënë përgjegjësinë te institucionet shqiptare përkatëse.
Top Channel