SHBA, ditë zie kombëtare në nder të George H.W. Bush

05/12/2018 13:43

E mërkura është shpallur një ditë zie kombëtare dhe shumë zyra qeveritare, bashkë me bursat amerikane janë mbyllur. Udhëheqësit dhe personalitete botërore po mbërrijnë në SHBA për t’i kryer respektet në funeralin shtetëror ish-presidentit George H.W. Bush.

Trupi i Bushit të vjetër, i cili gjendet në Capitol Hill të Uashingtonit, do të zhvendoset në Katedralen Kombëtare për të kryer ceremoninë private të funeralit, ku pjesëmarrja është vetëm me ftesa.

Djali i tij, ish-presidenti George W. Bush do të vendosë mbi varrin e të atit kurorën me lule.

George Herbert Walker Bush, i cili shërbeu si presidenti i 41-të i Amerikës midis viteve 1989 dhe 1993, ndërroi jetë të premten në moshën 94-vjeçare. Ai do të varroset në vendlindjen e tij Teksas, në krah të varrit të gruas së tij, Barbara.

Funerali do të fillojë në Katedralen Kombëtare të Uashingtonit në orën 09:00 me atë lokale. Presidenti Donald Trump dhe paraardhësit Barack Obama, Bill Clinton dhe Jimmy Carter do të marrin pjesë të gjithë në këtë shërbesë.

Princi i Uellsit, Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe mbreti i Jordanisë, Abdullahu i II, gjenden mes figurave botërore për t’i kryer respektin ish-presidentit të SHBA-ve. Ish-udhëheqësit, përfshirë John Major, i cili ishte kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar për shumicën e mandatit të zotit Bush, gjithashtu do të marrin pjesë.

Top Channel