Balta është sfidë e përditshme në çdo stinë për banorët e lagjes “Xhevdet Nepravishta” në Lushnje. Çarja e tubave krijon gropa dhe pellgje që nuk thahen kurrë.

Balta është sfidë e përditshme në çdo stinë për banorët e lagjes “Xhevdet Nepravishta” në Lushnje. Çarja e tubave krijon gropa dhe pellgje që nuk thahen kurrë.

Në kohë me shi, mbi sipërfaqe shpërthejnë edhe ujërat e zeza. Banoret thonë se nuk e mbajnë mend rrugën e tyre pa ujë.

Përveç infrastrukturës çarja e tubave ndikon dhe në cilësinë e ujit dhe sasinë e furnizimit të banorëve, por dhe pse janë ankuar askush nuk u ka ardhur në ndihmë deri më sot.

Top Channel