Celibashi kthen mendje për diasporën/ Kreu i KQZ: Do ta realizojmë, nuk ka mundësi që të dështojë procesi
21/11 15:14
Fshati Kërkovë i rrethit të Vlorës, i cili ndodhet jo më shumë se 10 km nga qyteti, nuk ka parë asnjë investim prej shumë vitesh.
Për të shkuar në këtë fshat është e pamundur, pasi rruga e amortizuar totalisht e bën të pamundur lëvizjen në drejtim të kësaj zone.
Sa më thellë të hysh në këtë fshat, probleme edhe më të rënda dëgjon nga banorët, teksa uji vjen një herë në 3 ditë, por edhe kur del nga rubinetat është me ndryshk.
Edhe në shkollën e fshatit, ku mësojnë 65 nxënës, nuk ka kushte dhe mbretëron lagështia.
Kërkova ka rreth 1.000 banorë. Shumë të tjerë që kanë banuar dikur atje, e braktisën fshatin për të dalë vetë nga izolimi, ku e kanë zhytur vitet pa ujë dhe pa investime.
Top Channel