Emisioni Top Show në Top Channel analizoi mbrëmjen e së martës rreziqet që ndërmarrim ne me marrëveshjen me Greqinë. A po bëjmë një marrëveshje më të mirë sesa ajo e vitit 2009? Sa i ka respektuar komisioni negociator vijat e kuqe të vendosura nga Gjykata Kushtetuese? Përse janë të shqetësuar ekspertët që rrëzuan dhjetë vjet të shkuara marrëveshjen e parë në lidhje me këtë çështje?

Agron Alibali, studiues i së drejtës detare, thotë se “12 miljet janë problematike edhe për Turqinë, jo vetëm për Shqipërinë”.

“Zgjerimi 12 milje në Jon krijon balancë të re në rajon të zgjerimit grek. Sot, në vijën bregdetare dhe hapësiren ujore mes jugut dhe ishujve të Diapontit prevalon deti territorial shqiptar”, u shpreh Alibali.

Ndërsa Myslim Pasha thekson se “marrëveshja e parë e ka futur në kthetra marrëveshjen e re”.

“Vëmendja e palës shqiptare nuk po e bën rinegocimin në bazë të asaj që ka thënë Gjykata Kushtetuese. Deklaratat e të dyja palëve nuk janë në linjën që duhet”, deklaroi Pasha.

Top Channel