Disa vendime të papritura janë bërë shkak që studentët e Fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës dhe studentët e Inxhinierisë së Ndërtimit të bojktojnë mësimin dhe të dalin të protestojnë para universitetit.

“Arsyeja e parë ishte pagesa për çdo kredit të provimeve të mbartura nga 670 lekë; arsyeja e dytë, njoftimi shumë i papritur për pagesën e shkollës, e cila duhet të bëhet brenda datës 15 dhjetor, ndërkohë që ne s’kemi as një javë që e kemi marrë vesh dhe data 15 erdhi; ka persona që e kanë problem këtë vlerë se janë nga rrethet dhe arsyeja e tretë është që të krijohet mundësia e kësaj pagese nëpërmjet kësteve”, thotë njëri prej studentëve.

Brenda dy orëve, studentët e Politeknikut mblodhën 900 firma në një peticion kundër 3 vendimeve të padrejta, sipas tyre. Si dhe shpenzimet mujore të një studenti të arkitekturës, veç tarifës vjetore të shkollimit, janë të shumta.

“Në cdo lëndë ne bëjmë konsultime, këto ne do i printojmë, do ia tregojmë pedagogut përkatës të lëndës, këto konstultime kushtojnë lekë; çdo mjet bën lekë, vetëm një laps bën 150 lekë të reja. Për mjete diku te 100 mijë lekë besoj në muaj”, shton studenti.

Sipas VKM-së së datës 21 maj 2018, të gjithë studentët që ndjekin studimet në institucionet publike të arsimit të lartë janë të detyruar t’i nënshtrohen tarifës së shkollimit për kreditet në lëndët përsëritëse, teksa vijojnë studimet në vitin pasardhës. Pra, nga kjo pikë studentët preken në muajin janar, teksa fillon sezoni i provimeve.

“Por gjithashtu u bëj thirrje edhe të gjithë Universiteteve të Tiranës, të shkojnë të pyesin në zyrat e financës sepse ky vendim për tarifimin e krediteve për provimet e mbartura, nuk është aplikuar vetëm për Universitetin e Politeknikut”, thotë një studente.

Ndërkohë që pagesa e tarifës vjetore si rregull i miratuar nga Bordi i Universitetit Politeknik i Tiranës është deri në përfundim të semestrit të parë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA