Për projektin e unazës së re deri më tani janë shembur 15 ndërtesa. Shumica prej tyre kanë qenë objekte banimit. Si fillim janë duke u shembur ndërtesat informale.

Pranë ish-Sheshit “Shqiponja”, zonë e cila do të preket nga projekti i Unazës së re, deri më tani këtu janë shembur dy ndërtesa. Një e tillë ishte dhe ajo e zotit Bajram Nela, i cili në vitin 2005 ka aplikuar për proces legalizimi, certifikatë që nuk e mori kurrë. Një veprim të tillë në fillim ai e kundërshtoi, por gjithsesi ndërtesa u shkatërrua.

“Në 2005 kam aplikuar për proces legalizimi, por ajo certifikatë nuk mua dha kurrë. Ky është një veprim i pa drejtë pasi unë e kam ankimuar dhe policia nuk mund të veprojë derisa të shprehet gjykata”, u shpreh Bajram Nela, ish pronari i banesës.

Gjatë momentin të prishjes së ndërtesës dykatëshe, e cila shërbente si shtëpi dhe objekt shërbimi nuk munguan dhe përplasjet me pocilinë. Passi të shemben objekte e paregjistruara në hipotekë, do të fillojë shkatërrimi i objekteve legale. Objekte të cilat grupi i vlerësimit për kompensim i ARRSH po u bën matjet në terren, ku më pas do të dëmshpërblehen.

Top Channel