23/11 23:04
Edhe pse është fillimi i Dhjetorit rrugët e Peqinit janë të mbushura me gjela deti. Mungesa e tregut, importi i gjelave nga Maqedonia dhe si rrjedhim mos shitja e gjelave vendas ka bërë që fermerët e Peqinit të qëndrojnë rreth 2 muaj përgjatë aksit nacional Peqin-Elbasan në pritje të shitjes së gjelave të detit, simbol i festës tradicionale të Vitit të Ri.
Prej disa vitesh tashmë në Peqin nuk më organizohet Panairi i Gjelit të detit. Sipas fermerëve, ky organizimin ndihmonte dhe promovonte zonën.
Çmimi i gjelit të detit këtë fillim dhjetori luhatet 700-800 lek/kg për peshë të gjallë ndërsa, sipas fermerëve, ky është çmimi më i ulët i mundshëm.
Top Channel