Teksa paradite është miratuar vetëm me votat e mazhorancës Buxheti për vitin e ardhshëm, Jorida Tabaku e cilëson atë si Buxheti i PPP-ve.

Sipas deputetes demokratike, Buxheti për vitin 2019 i miratuar në Kuvend është Buxheti që pasuron oligarkët përmes PPP, Partneritetit Publik Private dhe që çon borxhin publik mbi 80% të PBB-së.

“Për vitin e ardhshëm përveç parave për propagandë do të kemi para vetëm për projektet PPP që do t’i shkojnë oligarkëve. Vlera e PPP-ve do të shkojë 3 miliardë euro duke e çuar borxhin publik në mbi 80% të PBB-së. Oligarkët pasurohen ndërsa shqiptarët punojnë për të paguar taksat, tarifat dhe shërbimet që rriten përditë”, shkruan Tabaku.

Më tej deputetja demokratike shprehet se paketa fiskale rriten në kurriz të biznesit, me synimin shkatërrimin e tregut për ta monopolizuar atë.

“Paketa Fiskale vazhdon të konfirmojë traditën e shëmtuar dhe pa bereqet të taksave që rriten në kurriz të biznesit. Synimi është tanimë i qartë; të shkatërrohet tregu për t’u monopolizuar në duart e bizneseve pranë qeverisë. Shqiptarët varfërohen, 50 biznese në ditë mbyllen, 1 në tetë shqiptarë largohet nga vendi ndërsa mazhoranca miraton vendosjen e taksës për një sërë biznesesh të tjera”, shprehet Tabaku.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA