Prej disa ditësh ka hyrë në fuqi, për herë të dytë pezullimi i gjobës prej 10 mijë lekësh për mosdeklarimin e ndryshimit të vendbanimit. Amnistia 6 mujore e miratuar nga parlamenti në ndryshimet e fundit që i’u bënë ligjit për gjendjen civile, pritet t’i japë mundësi qytetarëve të deklarojnë vendbanimin real, pa u penalizuar.

“Në amnistinë e parë patëm rreth 100 mijë qytetarë që përfituan, shpresoj qe ketë herë të kemi edhe më shumë”, u shpreh Bledar Doracaj, drejtor i përgjithshëm i gjendjes civile.

Në dispozitën kalimtare që u përfshi në ligj, theksohet se rritja e masës së gjobës në vitin 2016, nuk solli efektet e pritshme.

“Na rezulton se kur qytetarët paraqiteshin në sportel dhe kur informoheshin se ishin penalizuar me masën pre 10 mijë lekësh, refuzonin të kryenin këtë detyrim ligjor. Ka ende një numër relativisht të lartë që duhet të bëjnë këtë ndryshim”, sqaron Doracaj.

Pezullimi për gjashtë muaj i aplikimit të kësaj mase administrative konsiderohet një mundësi edhe për emigrantët që jetojnë jashtë Shqipërisë, të cilët nuk kanë patur informacionin e duhur për detyrimin ligjor të deklarimit të vendbanimit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA