
24/02 19:13
Qindra persona të veshur si babagjyshë të Vitit të ri mbushën rrugët e Liverpoolit, për garën e përvitshme “Santa Dash” që mbahet në qytetin anglez.
Atletë, vrapues dhe thjesht shëtitës, të veshur me kostumet e babagjyshit, u mblodhën në bulevardin “Canada” të Liverpoolit, për të nisur garën 5 km të gjatë përreth qytetit.
Mediet sociale raportuan se më shumë se 1.500 garues ishin regjistruar për të marrë pjesë në garën e këtij viti.
Top Channel