Në Ditën Ndërkombëtare të Aftësisë së Kufizuar, personat që i përkasin kësaj kategorie kërkojnë t’u respektohen të drejtat e tyre. Ata shprehen për mungese aksesi në shëndetësi çka bën që shpesh herë të heqin dorë nga trajtimet mjekësore nga pamundësia.

Ata që vuajnë edhe më shumë janë të afërmitë tyre të cilët thonë se për të marrë shërbime shëndetësore ju duhet të paguajnë si për të marrë një mjek që t’u vijë në shtëpi ashtu edhe për t’u blerë medikamente.

pothuajse 70 % e qendrave shëndetësore në vend nuk kanë rampa në mënyrë që personat me aftësi të kufizuara të mund të arrijnë tek mjeku i familjes qofte dhe kur janë me grip.

Një grup peronash me aftësi të kufizuara kanë protestuar para kryeministrisë me qellim respektimin e të drejtave të tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA