Shpesh prindërit janë të papërgatitur për t’iu përgjigjur sfidave që paraqet periudha e adoleshencës, gjatë mirërritjes së tyre, por edhe për të reaguar ndaj ndryshimeve që familja, komunitetet dhe mbarë shoqëria shqiptare, po përjeton në kohën e sotme.

Në vitin 2014, Shqipëria kishte një numër të lartë të fëmijëve në burg apo paraburgim. Nisur prej këndej, për çdo 100 mijë fëmijë të moshës 14 deri 18 vjeç, 178 prej tyre ishin të privuar nga liria, ndaj që atëherë vendi ka transformuar rrënjësisht qasjen ndaj fëmijëve në konflikt dhe në kontakt me ligjin.

Tashmë ka një tendencë që synon largimin nga dënimi dhe shpagimi, dhe përqafimin e rehabilitimit dhe mbështetjes së fëmijës, përmes një zinxhiri profesionistësh dhe shërbimesh që ta largojnë atë nga krimi.

Kjo ndërhyrje synon të kontribuojë në edukimin e tyre me qëllim që brezi i ri të jetë pjesë aktive dhe modeli qytetar i një shoqërie europiane.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA