Rajoni i Andaluzisë në Spanjë fillon një sezon elektoral të ngarkuar, që mund të çojë përpara politikën kombëtare, me kryeministrin dhe kundërshtarin e tij kryesor, përballë testeve të tyre të para elektorale.
Suksesi i të djathtës në Evropë ishte shumë i paimagjinueshëm në Spanjë, e cila shihej si i inokuluar nga kujtesa e diktaturës së Francisco Francos, e cila përfundoi vetëm me vdekjen e tij në vitin 1975.
Por sondazhet parashikojnë se mund të ndryshojnë me votën e së dielës në rajonin jugor, zonën më të populluar të Spanjës dhe një bastion i majtë për dekada të tëra.
Partia e ekstremit të djathtë, Vox mund të fitojë deri në pesë vende në legjislaturën rajonale, sipas një sondazhi nga gazeta El Pais, edhe pse ka gjithashtu një shans që të mos fitojë asnjë.
“Spanja, një nga shumë pak vende evropiane pa ligjvënës të së djathtës, është duke u ngritur”, tha Pablo Simon, profesor i shkencave politike në Universitetin Carlos III të Madridit.
“Kjo mund të ketë implikime të mëdha në sistemin politik dhe në diskursin politik këtu”, tha ai, duke treguar për gjuhën e vështirë të emigracionit, të udhëheqësit të ri të Partisë Popullore konservatore Pablo Casado.
Andaluzia, e cila ka një shkallë më të lartë të papunësisë në Evropë, është pika hyrëse për mijëra afrikanë që kanë arritur në Spanjë nga deti në numër më të madh, pasi trafiku në rrugën tjetër kryesore të Mesdheut për në Itali, është frenuar.
Mungesa e shumicës dhe pasiguria në lidhje me formimin e një koalicioni, parashikon rezultate të ngjashme të pritshme në zgjedhjet komunale, rajonale dhe të BE në vitin 2019 dhe zgjedhjet e përgjithshme që duhet të mbahen në vitin e ardhshëm.
Zgjedhjet e Andaluzisë do të jenë prova e parë elektorale për kryeministrin socialist Pedro Sanchez, i cili erdhi në pushtet pa zgjedhje në qershor, pasi parlamenti rrëzoi konservatorët për një skandal korrupsioni.
Top Channel