Policia dhe protestuesit janë përleshur në qendër të Parisit gjatë fundjavës së tretë të protestave të atyre që njihen tani si jelekët e verdhë e që kundërshtojnë rritjen e çmimit të karburantit.

Policia përdori gazin lotsjellës, granatat tymuese dhe ujin me presion në Champs Elysee, ndërsa protestuesit me maska hodhën kapsolla në drejtim të oficerëve. Ndërkohë që disa dyqane, banka dhe kafene i kishin mbyllur qepenat që para se protestuesit të mbërrinin në zonë.

Kryeministri francez, Eduard Philippe konfirmoi ndërkohë se kishte patur gjatë protestës 107 arrestime.

Ajo që nisi si një protestë në lidhje me taksat e karburantit të Presidentit Macron është shndërruar tani në një zemërim të përgjithshëm mbi koston e lartë të jetesës. Macron thotë se politikat e tij mbi karburantin luftojnë ngrohjen globale. Më herët këtë javë, ai u përpoq të zbuste tonet duke thënë se ishte i hapur për ide në lidhje me mënyrën se si kjo taksë mbi karburantet do të aplikohet.

Por, duket se ai nuk shkoi larg aq sa duhej për të zbrapsur njerëzit nga rruga.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA