Uzuni s’ndalet në Kroaci, barazon për Lokomotivën e Zagrebit

30/11/2018 23:24

Lokomotiva e Zagrebit nuk arriti të rikthehet te fitorja, ndonëse mbrëmjen e sotme priti në shtëpi skuadrën modeste të Slaven Belupos.

Skuadra kryeqytetase rrezikoi të bëjë një figurë të shëmtuar, pasi në minutën e 50’ e pa veten në disavantazh, por ishte një shqiptar, ai që e shpëtoi nga humbja, pak minuta para fundit.

Bëhet fjalë për sulmuesin anësor të Kombëtares Shqiptare, Myrto Uzuni, i cili sot shënoi në minutën e 80’, duke u shndërruar në një goleador te skuadra kroate.

Sulmuesi beratas u transferua vetëm në orët e fundit të merkatos te Lokomotiva e Zagrebit, pasi u largua nga Laçi, ndërsa që atëherë ka shënuar dhe asistuar rregullisht, në sfidat ku është aktivizuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA