Donald Trump i ka dalë në mbrojtje marrëveshjeve të biznesit që ka pasur me Rusinë përpara se të bëhej president, duke e quajtur sërish hetimin aktual të kryesuar nga prokurori special Mueller si një “gjueti shtrigash”.

Një ditë më parë, të enjten, ish-avokati i tij Cohen pranoi të ketë gënjyer Kongresin mbi një marrëveshje pronash që Trump po planifikonte të arrinte në në Moskë. Por, në një seri “cicërimash” në rrjetin social “Twitter”, Trump tha se marrëveshjet kanë qenë “tejet të ligjshme”, edhe pse nuk hodhi asnjë lek më pas e braktisi projektin.

Robert Mueller po heton prej kohësh rolin e Rusisë në zgjedhjet amerikane të vitit 2016, e madje edhe nëse Trump ka bashkëpunuar me rusët apo jo. Ende asnjë provë e pakundërshtueshme për një bashkëpunim mes drejtuesve të fushatës së Trumpit dhe Kremlinit nuk ka dalë në dritë, e për këtë arsye presidenti vazhdon të kërcënojë kundër hetimit në fjalë.

Shefi i Shtëpisë së Bardhë ndodhet aktualisht në Argjentinë, ku po merr pjesë në punimet e samitit të G20-s, ndërsa një ditë më parë anuloi një takim me presidentin rus, Vladimir Putin, duke cituar rrëmbimin e 3 anijeve ukrainase dhe ekuipazheve të tyre si justifikim.

Presidenti ka vijuar mbrojtjen që nisi që prej së enjtes, kur ish-avokati i tij Michael Cohen pranoi përpara gjykatës fajin se kishte mashtruar përpara Kongresit. Cohen tha se kishte lëshuar një deklaratë të shkruar false mbi planin e Organizatës “Trump” për të ndërtuar një qiellgërvishtëse në kryeqytetin rus.

E thënë më thjesht, Cohen pranoi se negociatat mbi atë projekt kishin vazhduar deri vonë gjatë vitit 2016, vit zgjedhor për Amerikën ai, e më pas i kkishte thënë Kongresit se kontaktet e tij me Trumpin kishin qenë shumë më të thella.

“Oh, e kuptoj. Unë jam një sipërmarrës shumë i mirë, që e jetoj i lumtur jetën time, sa herë që shoh vendin tim të shkojë në drejtimin e gabuar (ta themi butësisht). E përkundër të gjitha parashikimeve, unë vendosa të garoj për president dhe të vazhdoj të drejtor biznesin tim…tejet ligjor dhe shumë i qetë fola mbi të gjatë fushatës zgjedhore. Shqyrtova me kujdes të ndërtoja një godinë diku në Rusi, nuk investova asnjë lek, nuk dhashë asnjë garanci dhe nuk e realizova projektin. Kjo është gjueti shtrigash”, shkroi Trump këtë të premte.

Një ditë më parë, Trump e kishte quajtur Cohenin një “person të dobët dhe aspak të zgjuar”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA