Një tërmet i fuqishëm tronditi të premten Alaskën jugore, duke nxitur një paralajmërim për cunami për zonën Cook Inlet.
Tërmeti me magnitude 7 goditi në jug të Point MacKenzie-t në Alaskë, me një epiqendër prej shtatë miljesh ose 11.4 kilometra nga qyteti Anchorage, njoftoi shërbimi Gjeologjik amerikan. Thellësia e forcës goditëse të tij u llogarit në 43 km.
Shërbimi Kombëtar i Motit tha fillimisht se nuk kishte rrezik për cunami, por pak minuta më vonë agjensia shkruante në Twitter se ka një paralajmërim për zonën e Cook Inlet-in, që lidh qytetin Anchorage me Gjirin e Alaskës.
Nuk ka ende informacione zyrtare për dëme apo lëndime në njerëz. Foto të postuara në median sociale tregojnë tavanin e rrëzuar të një shkolle dhe segmente rrugore të prishura në një zonë.
Top Channel