Nikolas Maduro del sot para para gjykatës në Nju Jork, përballet me akuza për trafik droge dhe armë
Në Bruksel policia belge hodhi ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit të frymëzuar nga lëvizja kundër taksave që përfshiu Francën, e quajtur “jelekët e verdhë”, të cilët hodhën gurë në drejtim të zyrës së kryeministrit.
Policia kreu me dhjetëra arrestime. Protestuesit shkatërruan së paku dy furgona policie. Ajo që nisi si një protestë paqësore, por e paautorizuar, e pa udhëhequr nga askush, por e reklamuar gjerësisht në mediat sociale u shndërrua në dhunë kur njerëz të maskuar apo me kapuç, u përpoqën të kalojnë kordonin e policisë.
Për tre orë, turma njerëzisht të cilët ankoheshin për çmimin e karburantit dhe uljen e standardeve të jetesës, ndërprenë trafikun e automjeteve duke ecur në rrugë.
Policia njoftoi se kishte arrestuar rreth 60 vetë përpara se të shpërthente dhuna, kryesisht për bllokimin e rrugëve apo pasi mbanin me vetë fishekzjarre të mëdhenj.
Shumë prej personave të maskuar, hodhën gurë, fishekzjarre si dhe tabelat e sinjalistikës rrugore në drejtim të policisë që reagoi duke hedhur ujë e gaz lotsjellës.
Trazirat zgjatën rreth një orë përpara se policia të arrestonte disa demonstrues, ndërsa pjesa tjetër e turmës u shpërnda. Policia tha se numri i përgjithshëm i protestuesve ishte rreth 500 vetë.
Top Channel