23/11 08:45
SHBA i jep goditjen e parë Arabisë Saudite. Senati amerikan votoi në favor të një mocioni që parashikon ndërprerjen e mbështetjes amerikane për koalicionin e udhëhequr nga Arabia Saudite, që lufton në Jemen.
Në atë që shihet si shuplakë ndaj Presidentit Donald Trump, senatorët votuan me 63 vota pro dhe 37 kundër.
Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo dhe sekretari i Mbrojtjes, James Mattis, i bënë thirrje që të mos e mbështesnin mocionin, me argumentin se kjo do të përkeqësonte situatën në Jemen.
Votimi vjen pas vrasjes së gazetarit saudit Jamal Khashoggi, i cili kishte nënshtetësinë amerikane.
Top Channel