Po hetohet për pastrim parash, bastiset “Deutsche Bank”

29/11/2018 15:32

Zyrat qendrore të “Deutsche Bank” në Frankfurt janë bastisur nga një grup hetimor i përfshirë në hetimin ndaj saj për pastrim parash.

Prokurori Publik i Gjermanisë pretendon se dy pjesëtarë të stafit të bankës më të madhe në vend kanë ndihmuar klientët që të pastrojnë para’ të perftuara nga aktivitetet kriminale. Dyshohet se ata i kanë ndihmuar klientët në fjalë të krijojnë për këtë qëllim llogari “off shore”.

Operacioni që përfshiu rreth 170 policë e zyrtarë ka prekur edhe zyra të tjetra të “Deutsche Bank” në qytet. Hetimi e mori shtysën nga skandali i “Panama Papers” në vitin 2016 dhe sasia gjigande e informacioneve të rrjedhura nga njëra prej kompanive më të fshehta të botës, firma ligjore panameze Mossack Fonseca.

Për shkak të “Panama Papers”, edhe banka të tjera kanë përfunduar në lupën e autoriteteve si Nordea e Suedisë dhe gjermania Handelsbanken. Aksionet e “Deutsche Bank” ranë menjëherë me 3% me t’u mësuar lajmi i bastisjes. Ajo vetë e pohoi se zyrat e saj janë kontrolluar në disa pjesë të ndryshme të vendit dhe se po bashkëpunon plotësisht me policinë.

Më herët gjatë këtij muaji, u konfirmua përfshirja e institucionit financiar në një proces pagesash të dyshimta për degën e bankës daneze “Danske Bank” në Estoni.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA