Ministri i Jashtëm sllovak Miroslav Lajçak ka vendosur të japë dorëheqjen në shenjë proteste ndaj vendimit të parlamentit të enjten, për të hedhur poshtë paktin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për trajtimin e emigrantëve.
Lajçak ishte kryetar i Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, kur u miratua pakti i migracionit dhe më herët kishte kërcënuar të dorëhiqej, nëse vendi i tij nuk e mbështeste atë.
Pakti Global për Migracion të Sigurt, të Rregullt dhe të Kontrolluar është miratuar në korrik nga të gjitha 193 vendet anëtare të OKB-së, përveç Shteteve të Bashkuara, të cilat kanë premtuar se do ta ratifikojnë në muajin dhjetor.
“Ministri i Jashtëm Miroslav Lajçak ka vendosur, pas votimit të sotëm (në parlament) … të japë dorëheqjen”, tha ministria, duke shtuar detajet që do të pasojnë, pasi Lajçak do takojë Kryeministrin Peter Pellegrini dhe Presidentin Andrej Kiska.
Kryeministri i Sllovakisë Peter Pellegrini ka thënë se qeveria e tij “nuk do ta pranojë” paktin për shkak të marrjes së saj mbi migrimin si një fenomen përgjithësisht pozitiv, gjë që kundërshton vullnetin e Sllovakisë për të bërë dallime midis migrantëve.
Përveç Bratislavës, anëtarët e tjerë të Bashkimit Evropian si Austria, Hungaria apo Republika Çeke, shmangën paktin, ndërsa Zvicra vonoi vendimin e saj. Pakti u konceptua pas fluksit më të madh të emigrantëve në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore, shumica prej të cilëve ikin nga konfliktet dhe varfëria në Lindjen e Mesme, Afrikë dhe më gjerë.
Top Channel