Nikos Moutsinas është një ndër moderatorët më të dashur për publikun grek i cili drejton emisionin “Gia tin parea” në televizionin Open Tv. Gjithashtu ai është shumë i njohur edhe për rubriken “Golden Tv” brenda emisionit, ku ironizon ngjarjet e showbizz-it dhe televizionet e tjera greke.

Detaji që bie në sy është video promovuese e këtij emisioni e cila është identike në koncept me promon e “Pop Culture” të sezonit që lamë pas. Video është publikuar nga kanali grek dhe po ashtu është bërë pjesë e rrjeteve sociale të moderatorit në datën 11 tetor 2018!

 

View this post on Instagram

 

«Για την παρέα» μπορείς να κάνεις πράγματα ακραία! Ετοιμάσου να μπεις κι εσύ στην παρέα του @nikosmoutsinas . Σύντομα στο @opentvgr #GiaTinParea #opentv #OpenToComedy

A post shared by Giatinparea (@giatinparea) on

Në promon e cila u publikua për herë të parë në Top Channel në datën 6 shtator 2017, Kelvi Kadilli thyen ekranin e televizorit ku shkruhej “Select”, një mënyrë metaforike kjo për të mbyllur një kapitull të gjatë të programit më të dashur për të rinjtë dhe për të nisur një epokë të re të quajtur tashmë “Pop Culture”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Pop Culture (@pop_culture_tch) on

Kadilli nuk ka nguruar të postojë edhe një montazh në faqen e tij zyrtare në Instagram ku krahas videos krahasimore, ai shkruan “Nice try”, e përkthyer në shqip, “Përpjekje e mirë”!

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Kelvi Kadilli (@kelvikadilli) on

Ende nuk ka një kundërpergjigje nga media greke apo moderatori në fjalë edhe pse ngjashmeria e promove është evidente.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA