Çështja Khashoggi, Pompeo: Prishja e marrëdhënieve me sauditët, cënon sigurinë kombëtare

29/11/2018 03:58

Anëtarët e lartë të kabinetit të Presidentit Donald Trump u kërkuan të mërkurën senatorëve amerikanë të mos “prishnin” lidhjet me Arabinë Saudite lidhur me vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi, duke thënë se do të ishte një gabim për sigurinë kombëtare.

Pas thirrjeve të përsëritura nga anëtarët e Kongresit për një përgjigje të fortë të SHBA, Sekretari i Shtetit Mike Pompeo dhe sekretari i mbrojtjes Jim Mattis e informuan Senatin në një takim me dyer të mbyllura, mbi vrasjen e Khashoggit në konsullatën saudite në Stamboll në 2 tetor, por edhe luftën civile në Jemen.

“Vrasja në tetor e gazetarit saudit Jamal Khashoggi në Turqi ka rritur prezencën në Capitol Hill, por edhe grumbullimin e mediave. Por degradimi i lidhjeve amerikano-saudite do të ishte një gabim i rëndë për sigurinë kombëtare të SHBA dhe aleatëve të saj”, shkroi Pompeo në një postim të publikuar pak përpara konferencës.

Trump ka hedhur poshtë një vlerësim të CIA-s që Princi i Kurorës Saudite, Mohammed bin Salman, urdhëroi vrasjen e Khashoggit, ndërkohë që vetë Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë aplikuar sanksione ndaj sauditëve të përfshirë në këtë ngjarje të rëndë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA