Njëzet teologe protestante dhe katolike, të lodhura nga teksti i shenjtë i Biblës, i përdorur për të legjitimuar nënshtrimin kulturor dhe fizik të grave, kanë vendosur të publikojnë një rilexim kritik dhe feminist.

Rezultati është “Une Bible des Femmes”, i sapo publikuar nga shtëpia botuese “Labor et Fides”, nën mbikqyrjen e Elisabeth Parmentier, Pierrette Daviau dhe Lauriane Savoy.

Projekti u prezantua në Gjenevë nga Parmentier dhe Savoy, dy mësuese të Fakultetit të Teologjisë, i themeluar më shumë se 4 shekuj më parë nga Jean Calvin, babai i protestantizmit francez.

Bashkë me teologen katolike kanadeze Pierrette Daviau, dy mësueset protestantë kanë mbledhur në Gjenevë një grup studiuesesh me prejardhje të ndryshme gjeografike, fetare dhe breznore.

Në një intervistë për mediat, Savoy ka shpjeguar që në Bibël ekzistojnë pasazhe të shumta ku gruaja “denigrohet”, por gjithashtu edhe pasazhe të tjera që thonë gjëra diametralisht të kundërta.

Bibla nuk është një tekst monolitik, por i përbërë nga shumë libra, të shkruar në periudha të ndryshme dhe në zhanre të ndryshëm. Por, gjithsesi, është plot me kontradiksione.

Sipas studiueseve, tekstet duhen lexuar në mënyrë kritike. Bibla që studiueset duan të prezantojnë, paraqet tema të ndryshme dhe delikate si: trupi, joshja, mëmësia, nënshtrimi dhe mbyllet duke i dhënë fjalën Marias, nënës së Jezuit.

“Une Bible des Femmes” është një tekst që ka thelbësisht për qëllim të vendosë në diskutim pozicionin tradicional të Ortodoksisë fetare, e cila sanksionon nënshtrimin e gruas ndaj burrit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA