Mbrëmjen e së martës Athina u bë arenë luftimesh dhe kjo ndodhi në prag të sfidës së Ligës së Kampioneve mes AEK dhe Ajax.
Tifozët e të dyja skuadrave u përfshinë në përplasje të forta mes tyre, duke hedhur tymosëse dhe sende të tjera në drejtim të njëri-tjetrit, incidente që ndodhën pranë selisë së klubit grek.
Në këtë ngjarje të shëmtuar ishin të pranishëm 200 tifozë holandezë, të cilëve iu bashkuan edhe 60 tifozë të Panathinaikosit dhe 7 të Visla Krakovës, ndërkohë që në krahun tjetër ishin 180 tifozë të AEK-ut.
Big clash in Athens tonight. Huge group of Ajax hooligans (200+-, included 60 Panathinaikos + 7 Cracovia) attacking the clubhouse of AEK Athene where are around 180+- hools located! pic.twitter.com/39hvmYcPIW
— Casual Ultra (@thecasualultra) November 26, 2018
Por tensionet u shfaqën edhe brenda stadiumit, gjatë zhvillimit të ndeshjes, të cilën Ajax e fitoi 2-0. Në shkallët e stadiumit tifozët holandezë u goditën nga disa ultras me sende dhe shishe të mbushura me lëndë djegëse.
Dit gebeurde zojuist in het uitvak. #aekaja pic.twitter.com/GOhlczX5FZ
— Daniel Dwarswaard (@DanielDwars) November 27, 2018
Policia ndërhyri duke evituar përkeqësimin e situatës, ndërkohë që nuk raportohet për arrestime apo të plagosur rëndë.
Top Channel