Afron dita e derbit të kryeqytetit mes Partizanit dhe Tiranës dhe ambienti sportiv “nxehet” dalëngadalë, pavarësisht situatave të ndryshme të të dyja skuadrave.
Afron dita e derbit të kryeqytetit mes Partizanit dhe Tiranës dhe ambienti sportiv “nxehet” dalëngadalë, pavarësisht situatave të ndryshme të të dyja skuadrave.
Partizani do të jetë pritës në këtë ndeshje dhe duke kërkuar qetësinë 24 orë përpara takimit ka vendosur që gjithçka rreth ndeshjes ta deklarojë dy ditë përpara.
Çështja që ka patur një vëmendje kryesore në këtë konferencë të trajnerit të të kuqve, Skënder Gega, lidhej pikërisht me ngjarjen e ndodhur me portierin dhe kapitenin e skuadrës, Alban Hoxha.
“Albani nuk do të luajë. Ka ditë që mungon në stërvitje dhe nuk është në 100%”, tha trajneri i Partizanit.
Ndërkohë sa i përket ndeshjes, Partizani vjen në këtë përballje si një prej skuadrave më në formë dhe si kryesuesja e Superligës pas 14 javësh, ndërkohë që Tirana mbetet në vështirësi të mëdha dhe shumë pranë zonës së ftohtë të klasifikimit.
“Ekipi është i karikuar dhe do të bëjmë të pamundurën për të fituar. Duhet kujdes dhe disiplinë”, tha Gega.
Ndërkohë, në ndeshjen e së premtes në “Selman Stërmasi” do të mungojë tifozeria bardheblu e grupimit “Fanatics” që ka publikuar nëpërmjet rrjeteve sociale vendimin e saj, duke mos pranuar të quhen tifozeri mike në stadiumin e Tiranës.
Top Channel