Wake Up/ Duka për Braçen: Nuk merrem me njerëz që nuk kanë punë tjetër përveçse të…

27/11/2018 08:54

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka shpjeguar në “Wake Up” në Top Channel pse ka paditur deputetin socialist Erion Braçe për shpifje.

“Më thonin pse nuk i përgjigjesh, por nuk kam kohë për Erion Braçen. Nuk merrem me njerëz që nuk kanë çfarë të bëjnë tjetër veçse të flasin. Vendosa të angazhoj njerëzit e duhur për ta ndjekur në mënyrë ligjore këtë çështje. Njerëzit duhet të jenë etikë ndaj atyre që kritikojnë. Nuk e kisha menduar këtë padinë, por dëgjova kryeministrin për këtë punën e shpifjeve dhe thashë ta provoj”, deklaroi kreu i FSHF-së.

Konflikti në distancë mes kreut të FSHF-së Armand Duka dhe deputetit socialist Erjon Braçe ka përfunduar në Gjykatën e Tiranës. Kunjat, akuzat dhe fyerjet në distancë mes tyre nuk do të qëndrojnë thjesht të tilla, por do të ndiqen në rrugë ligjore. Kreu i futbollit këtë herë nuk i është përgjigjur lumit të akuzave të Braçes mbi evazionin fiskal thjesht me një komunikatë, por duke paditur rastin në fjalë. Duka e ka paditur Braçen për shpifje dhe dëmtim të imazhit. Në fokus të kësaj padie janë deklaratat që deputeti Braçe ka deklaruar apo publikuar në profilin e tij në rrjete sociale kundër presidentit të Federatës Duka, të cilin midis të tjerave e akuzon edhe për mospagim të detyrimeve.

SHIH INTERVISTEN:

  Duka jep notën për Panuccin në “Wake Up”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA