Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë “detyrim paraqitjeje” për portierin e Partizanit, Alban Hoxha.

Portieri i njohur u arrestua tre ditë më parë nga Policia e Tiranës.

Futbollisti i klubit kryeqytetas u kap teksa drejtonte mjetin e tij në gjendje të dehur dhe kishte kaluar masën 0.51 mg/l.

Alban Hoxha duhet të paraqitet dy herë në muaj në prokurori.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA