Champions League është kompeticioni më i lakmuar nga klubet europiane, jo vetëm për prestigjin që ka ai, por edhe për të ardhurat financiare të majme që ato përfitojnë.
Këtë e tregojnë shifrat dhe statistikat, siç janë ato shpërblimeve që janë dhënë në 25 vitet e fundit, që nga sezoni 1992-93 kur u vendos edhe formati aktual i këtij turneu.
UEFA ka zbuluar bilancin e të ardhurave të përfituara nga klubet europiane, ku pjesën e luanit e kanë marrë gjithnjë ato që kanë pasur rëndësinë më të madhe në futbollin kontinental. Shifrat janë vërtet marramendëse, e podiumi plotësohet nga dy gjigantët spanjollë, Real Madrid e Barcelona, si dhe Bayern Munchen, që në total kanë përfituar nga UEFA 2.2 miliardë euro.
Vendin e parë e mban pikërisht skuadra kampione në fuqi e Europës, me 778.2 milionë euro të përfituara në këto 25 vite, e ndjekur nga kampionët e Gjermanisë, Bayern me 743.9 milionë, e më pas Barcelona në vendin e tretë, me 693.6 milionë.
Klasifikimi i fitimeve të klubeve nga shpërblimet e UEFA-s vijon me Juventusin, që është në vendin e katërt, duke lënë pas skuadrat e Premier League, Manchester United, Chelsea dhe Arsenal. Mbyllin dhjetëshen e skuadrave që kanë përfituar më shumë në 25 vitet e fundit, me pjesëmarrjen e tyre në Champions League, Paris Saint-Germain dhe Roma.
Top Channel