Federata Shqiptare e Futbolli ka filluar ditën e sotme seleksionimet për ekipet kombëtare të moshave, për të parë nga afër të gjithë kandidatët për Kombëtaret U-15, U-17 dhe U-19. Seleksionimet do të zhvillohen në 6 Rajone të Shqipërisë ku ndodhen Zyrat Rajonale të FSHF, Tiranë, Durrës, Elbasan, Shkodër, Fier dhe Korçë, si edhe në Itali e Greqi.

Drejtori Teknik Dzemal Mustedanagic i shoqëruar nga trajneri i ekipit Kombëtar U-21 Alban Bushi, Sulejman Mema, specialist i ekipeve kombëtare, Nevil Dede, trajneri i ekipit Kombëtar të femrave U-19, poashtu nga trajneri i ekipit Kombëtar të femrave U-17, Armand Dama si edhe specialisti i sektorit të ekipeve kombëtare Denis Lilo.

Të gjithë ishin të pranishëm në qytetin e Fierit ku kanë vëzhguar nga afër 120 futbollistë të datëlindjeve 2001-2005/2006. Ndeshjet u zhvilluan në aneksin e stadiumit “Loni Papuçiu”. Me këtë seleksionim do të përzgjidhen lojtarët për ekipet kombëtare rajonale, proces që do të vazhdojë në 5 rajonet e tjera.

Sektori i ekipeve Kombëtare në FSHF pasi të ketë përfunduar seleksionimet brenda Shqipërisë do të ndjekë nga afër edhe të rinjtë shqiptarë në Itali dhe Greqi, për të përzgjedhur elementët më cilësorë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA