Policia e Durrësit arrestoi një 36 vjeçar i cili akuzohet se është autori i 8 vjedhjeve të automjeteve brenda tre muajsh.

Në kuadër të operacionit të koduar “Ndjekja” ra në pranga Elton Tafa 36 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar edhe më parë për veprën penale”Vjedhja”.

Shtetasin Elton Tafa, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 16 muaj burg  për vjedhje.

Policia vijon punën për gjetjen dhe bllokimin e automjeteve të dyshuara të vjedhura nga shtetasi i lartpërmendur.

Top Channel