Në përgjigje të një komentuesi në Facebook, kryeministri Edi Rama shpjegoi përse propozoi ish-ministrin demokrat të Financave, Ridvan Boden, si anëtar të bordit të Bankës së Shqipërisë.
“I dërgova një sms nëse ishte i interesuar dhe u përgjigj PO”, u shpreh Rama.
Për demokratët që e shohin Boden si tradhtar, për shkak të konfliktit mes tij dhe kryetarit të PD-së, Lulzim Basha, kryeministri thotë se zhvillimet brenda Selisë Blu nuk ishin në fokus të zgjedhjes së tij.
Sipas kryeministrit, zgjedhja e Ridvan Bodes është vijimi i një tradite i mbajtjes larg nga Banka e Shqipërisë së njerëzve militantë dhe emërimi atje i më të aftëve të sektorit.
Pak ditë më parë, qeveria bëri publike tre emrat që do të propozojë për anëtarë të Bankës së Shqipërisë, mes të cilëve edhe ai ish-ministrit të Financave të Qeverisë Berisha.
Ndërsa socialisti Arben Malaj pritet të shkojë si pjesë e propozimeve të Kuvendit.
Top Channel