Ngjyra portokalli do të “veshë” godinën e Presidencës së Shqipërisë mbrëmjen e sotme dhe arsyen pse, e ka shpjeguar Kreu i Shtetit, Ilir Meta në një postim në Facebook.

Meta jep një mesazh kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave, pasi sot është dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj tyre.

“Dhuna fizike e verbale ndaj grave dhe vajzave është dobësi! Nuk është burrëri! Është një plagë e shenjë turpi për shoqërinë, një pengesë e madhe për zhvillimin gjithëpërfshirës, të barabartë dhe të qëndrueshëm. Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave dhe Vajzave i bashkohem fushatës botërore “Ta ngjyrosim botën portokalli” duke i dhënë sot në mbrëmje këtë ngjyrë Institucionit të Presidencës”, shkruan Kreu i Shtetit.

Ai gjithashtu thekson se  nuk do të amnistojë asnjë të dënuar për dhunë në familje.

“Përsëris qëndrimin tim të palëkundur për të mos amnistuar asnjë të dënuar për vepra penale të dhunës në familje”, shprehet Meta.

Top Channel