Lëvizjet e dyshimta kanë bërë që një 40-vjeçar shqiptar të përfundojë në prangat e karabinierëve të Stezzanos, në Itali.

Rreth orës 22:00, në periferi të Stezzanos, shërbimet Antidrogë të policisë identifikuan dhe ndalën një automjet tip “Fiat 500”.

Gjatë kontrollit të mjetit, policia gjeti 40 gramë kokainë, e ndarë në 29 doza dhe e gatshme për t’u shitur. Ndërkohë, në mjet u gjetën edhe 8.000 euro, parà të përfituara nga shitja e drogës.

Por, shqiptarit iu bë një kontroll edhe në banesë, ku u gjet një sasi prej 150 gramë kokainë e paketuar në 18 pako. Lënda narkotike ishte fshehur brenda një vazoje qeramike, në dhomën e ndenjes.

Ndërkohë, në një sirtar në kuzhinë, policia gjeti dy peshore elektronike dhe materiale të ndryshme për paketimin e narkotikëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA