
25/02 20:23
Me rikthimin e reshjeve të shiut, rikthehen problemet për banorët e lagjes “Guerile” në Shkodër.
Sistemi rrugor tejet i amortizuar bën që banorët ta kenë shumë të vështirë lëvizjen në ditë me diell dhe pothuajse të pamundur në ditë me shi.
Hajri Hoti, banor i kësaj lagjeje, thotë se i duhet të marrë fëmijët në krahë për të kaluar, pasi rruga është e mbuluar me ujë.
Këtë shqetësim ndajnë dhe banorët e tjerë të këtij komuniteti, ku thonë se askush nuk është kujtuar për to.
Janë rreth 3 mijë banorë të kësaj lagjeje që u duhet të kalojnë përmes pellgjeve me ujë për të shkuar në shkollë apo në punë.
Ndonëse janë banorë të qytetit, ata nuk ndihen aspak të tillë.
Top Channel