Pesë shqiptarë dhe katër grekë ranë në prangat e policisë pasi akuzohen për trafikimin e sasive të mëdha të lëndëve narkotike.

Të arrestuarit janë të moshës 28-64 vjeç, nga të cilët shtatë janë meshkuj dhe dy femra.

Sipas policisë, shqiptarët dhe grekët janë anëtarë të një organizate kriminale, lideri i së cilës ndodhet në burg.

Gjatë operacionit policor, njëri nga të arrestuarit hodhi nga dritarja e shtëpisë së tij një pako me këndë narkotike kanabis, e cila më pas u konfiskua.

Top Channel