Teuta arriti të fitojë ndaj Luftëtarit me rezultatin e ngushtë 1-0. Për skuadrën e drejtuar nga Bledi Shkëmbi mjaftoi goli i Kallakut që në minutën e 3 për të marrë këtë fitore e për të ruajtur vendin e tretë në klasifikim me 25 pikë, ndërkohë që luftëtari mbetet me 13 pikë. Java e 14 e kampionatit do të mbyllet me sfidat Kamza-Kukësi dhe Laçi-Kastrioti.
Ka mjaftuar një gol i shënuar nga fantazisti Sherif Kallaku, që Teuta të mposhtë Luftëtarin me rezultatin 1-0 dhe të marrë një 3-pikësh që redukton distancën me kreun e renditjes.
Futbollisti i skuadrës durrsake u shërbye nga Amadou Latif mbi vijën e 16-metërshit, që në fillim të takimit dhe me një gjuajtje mjeshtërore, mposhti portierin gjirokastrit.
Skuadra e Blendi Shkëmbit e nisi mjaft mirë takimin dhe u shpërblye me gol që në minutën e tretë, ndërsa gjirokastritët u munduan të reagojnë, por pa mundur të gjejnë golin e barazimit.
Vlen të theksohet se në përfundim të takimit, futbollistët e Luftëtarit nuk i kursyen kritikat për arbitrimin, duke treguar hapur pakënaqësinë e tyre.
Nga ana tjetër, me këtë fitore, Teuta shkon në kuotën e 25 pikëve, në vendin e tretë të renditjes, me vetëm 6 pikë më pak se Partizani kryesues, duke u konfirmuar si një skuadër simpatike, që ka pretendime reale për këtë sezon.
Top Channel