Tirana mban Partizanin në krye të Superiores dhe këtë e bën duke barazuar 1-1 me Skënderbeun në “Selman Stërmasi”, në një prej ndeshjeve më të nxehta të kësaj jave, që u luajt pa praninë e spektatorëve.
Një pikë morali dhe shpresë për bardheblutë pikërisht para derbit me të kuqtë, por që nuk ndikon në renditje, pasi formacioni i drejtuar nga Ardi Mema mbetet në vendin e 8-të, me 3 pikë më shumë se Kamza, që luan këtë të diel me Kukësin.
24 herë kampionët e Shqipërisë nuk iu shmangën dot sindromës së golave fëmijënorë. E tillë ishte edhe rrjeta e realizuar nga Bruno Dita në në minutën e 35-të, pas një goditjeje standarde. Mesfushori i kampionëve në fuqi u gjend i pambuluar përballë portierit dhe me një devijim të thjeshtë e dërgoi topin në rrjetë.
Tirana e barazoi takimin në fund të pjesës së parë me Sentamu, pas një pune të shkëlqyer të Grecës nega e majta e sulmit. Asgjë nuk ndryshoi në fraksionin e dytë, edhe pse momentet delikatë në portat respektive nuk munguan.
Një “asist” ky i Tiranës për rivalin e përjetshëm, Partizanin, që i pret bardheblutë si kryesues në derbi falë ndalesës së Skënderbeut. Të kuqtë mbeten në krye me 31 pikë, me vetëm 1 pikë më shumë se Skënderbeu.
Top Channel