Shkencëtarët po propozojnë një mënyrë të zgjuar, por ende të pamundur për të trajtuar ndryshimet klimatike: spërkatjen e kimikateve në atmosferën e Tokës që do të dobësonin forcën e rrezeve të diellit.

Hulumtimi i shkencëtarëve nga Universitetet e Harwardit dhe Yale, botuar ne revistën “Environmental Research Letters”, propozon përdorimin e një teknike të njohur si injeksion stratosferik aerosoli, për të cilin thonë se mund ta përgjysmojë nivelin e ngrohjes globale.

Teknika do të përfshinte spërkatjen e sasive të mëdha te grimcave të sulfatit në stratosferën e Tokës, në lartësi që mund të mbërrijnë deri në 19 kilometra.

Shkencëtarët propozojnë që hedhja e sulfateve të bëhet me avionë të krijuar posaçërisht për lartësi të tilla të mëdha, ose me balona. Aktualisht, thotë CNN, nuk ekziston një teknologji e përshtatshme për vënien në jetë të kësaj ideje, e as avionë në gjendje për adaptim, megjithatë studiuesit argumentojnë se zhvillimi i një mjeti të tillë të ri, nuk do të ishte teknikisht i vështirë dhe as tmerrësisht i shtrenjte.

Por kritikët nuk binden; ata këmbëngulin se në këndvështrimin ekonomik, menaxhimi i rrezatimit diellor do te ishte një zgjidhje shumë më e keqe sesa frenimi i emetimeve të dëmshme në atmosferë, më e kushtueshme dhe me më shumë risk në periudhën afatgjate.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA