Një shtetas serb sulmoi ambasadën e vendit të tij në Athinë, gjatë orëve të paradites së sotme në kryeqytetin grek.

Me një thikë në dorë, shtetasi arriti të hyjë me forcë në ambientet e ambasadës, por u izolua më pas nga forcat e sigurisë, deri në mbërritjen e forcave të policisë.

Aktualisht shtetasi serb është shoqëruar në një rajon policie në Athinë dhe po merret në pyetje për shkaqet që e çuan drejt këtij akti.

Paraprakiswht dyshohet se ngjarja ka lidhje me ndonjë pakënaqësi personale dhe nuk dyshohet për sfond terrorist. Në ambientet e ambasadës ndodheshin personeli diplomatik, por asnjëri prej tyre nuk u dëmtua nga sulmi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA