Rruga nacionale Levan-Tepelenë do të qëndrojë sërish e bllokuar, edhe për një kohë të pacaktuar, për shkak të shembjes se një masivi gurësh mbi shtratin e saj.
Si zgjidhje provizore, Autoriteti i Rrugëve ka gjetur hapjen e një shtegu disa qindra metra të gjatë, nga ku mjetet mund të kalojnë. Punimet kanë filluar që dje dhe do të zgjasin disa ditë.
Ndërkohë vatra e rrëshqitjes është ende aktive, zona po mbahet nën monitorim, për të shmangur rrezikshmërinë dhe planifikuar më tej fillimin e ndërhyrjes për eliminimin e rrëshqitjes dhe heqjen e sasisë së gurëve dhe materialeve të rëna në rrugë.
Kalimi i mjeteve aktualisht vazhdon të kryhet përmes rrugës së vjetër të Ballshit, ndërsa Autoriteti Rrugor Shqiptar do të ju informojë në momentin që do të jetë i aksesueshëm By Pass-i për të rikthyer lëvizjen nga rruga Levan-Tepelenë. Kjo rrugë me kontratë mirëmbahet nga kompania Salillari. Kontratat janë realizuar për të shmangur pikërisht këto probleme që megjithatë ndodhin.
Top Channel