Bashkëpunimi, zhvillimi ekonomik dhe perspektiva europiane e Ballkanit Perendimor, ishin çështjet kryesore të takimit të katërt të Ministrave të Jashtëm, Ekonomisë dhe Zhvillimit të Greqisë, Bullgarisë, Shqipërisë e FYROM, që u zhvillua të premten në Selanik.
“Kemi dy grupe shtetesh, dy anëtarë të Bashkimit Evropian dhe dy vende që aspirojnë të bëhen anëtarë. Siç e dini, Greqia që nga Samiti i Selanikut ka një angazhim të vendosur për zgjerimin, sepse ne besojmë se kjo është një situatë “e favorshme” si për Europën, për ne, për Greqinë, por edhe për të gjitha vendet e rajonit”, u shpreh ministri i Jashtëm Plotësues i Greqisë, Georgios Katrugalos.
Në kuadrin e ministrialit janë zhvilluar edhe takimet dy palëshe si ai që pati zv/ministrja e Jashtme Artemis Dralo me Ministrin plotësues të Jashtëm të Greqisë, Jorgos Katrouygalos, në të cilin këtë herë nuk janë diskutuar me hollësi çështjet që u përkasin marrëdhënieve mes dy shteteve, pasi janë pjesë e paketës që ndiqen nga ministri Bushati dhe për të cilat diplomatja shqiptare ka deklaruar se ka një vazhdimësi të plotë në diskutimet midis dy ministrive.
Ne jemi të bindur ka thënë Dralo, pasi po bëjmë të gjitha përpjekjet në detyrat që na ka dhënë Brukseli, se me mbështetjen e Greqisë, Bullgarisë dhe shteteve të tjera anëtare të BE-së, vitin e ardhshëm Shqipëria do të marrë datën e fillimit të bisedimeve për anëtarësim në BE.
Top Channel