Brexit, Tusk shteteve anëtare: Miratoni sot marrëveshjen

24/11/2018 23:01

Presidenti i Këshillit Europian Donald Tusk ka rekomanduar që BE të miratojë marrëveshjen e Brexit në një samit të dielën. Ajo vjen pasi kryeministri spanjoll Pedro Sanchez mori garanci nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar mbi Gjibraltarin dhe e hoqi kërcënimin e tij për të bojkotuar samitin.

Ai tha se ka marrë garancitë e shkruara që ai kishte nevojë për rolin e Spanjës në të ardhmen e territorit britanik. Kryeministrja e Mbretërisë së Bashkuar Theresa May arriti në Bruksel për të mbajtur bisedime me zyrtarët e lartë të BE, përpara samitit.

Ndërkohë, ish-sekretari i jashtëm britanik Boris Johnson tha se Britania e Madhe do të bëhej një “shtet satelitor” me realizimin e marrëveshjes.

Mbretëria e Bashkuar është planifikuar të largohet nga BE më 29 mars 2019. Kushtet e tërheqjes së Britanisë së Madhe gjenden në negociata që nga qershori 2016 pas një referendumi në të cilin 51.9% votuan për t’u larguar nga BE.

Edhe nëse BE miraton marrëveshjen, ajo ende duhet të miratohet nga Parlamenti i Mbretërisë së Bashkuar, me shumë deputetë që kanë deklaruar kundërshtimin e tyre. Spanja ka ngritur kundërshtime të minutës së fundit përpara samitit, rreth mënyrës se si çështja e Gjibraltarit është trajtuar deri tani në bisedimet e Brexit.

Por udhëheqësit e BE siguruan një kompromis me kryeministrin spanjoll, i cili tha se Evropa dhe Britania e Madhe “kane pranuar kushtet e vendosura nga Spanja” dhe kështu do të “votojnë në favor të Brexit”. Z. Tusk, i cili përfaqëson udhëheqësit e BE në skenën botërore, në një letër për anëtarët e Këshillit Evropian rekomandoi “që të dielën te miratohet rezultati i negociatave të Brexit”.

Top Channel