Dy persona gjetën vdekjen në një aksident rrugor, ndërsa një fëmijë është plagosur rëndë dhe aktualisht po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Aksidenti tragjik ndodhi në Nikël të Fushë Krujës, kur një furgon doli nga rruga dhe përfundoi disa metra poshtë saj. Drejtuesi i mjetit Islam Malja dhe Lindita Mjekra janë dy viktimat e aksidentit tragjik, ndërsa udhëtari tjetër një fëmijë 10 vjec u plagosur dhe mjekët thonë se pavarësisht gjendjes së rëndë, ai rezulton jashtë rrezikut për jetën, duke parë me detaje të gjithë parametrat jetësore.

Sipas policisë paraprakisht dyshohet se shkak për aksidentin është bërë humbja e kontrollit nga drejtuesi i mjetit, i cili pasi ka humbur ndjenjat nën drejtimin e makinës ka bërë ecje të çrregullt, duke dalë nga rruga.

Viktimat sipas të dhënave parapake janë banorë të fshatit Bura-Nikël në Fushë-Krujë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, ndërkohë që për të bërë të mundur nxjerrjen e mjetit dhe viktimave është dashur edhe ndihma e zjarrfikësve.

Ky është një tjetër aksident tragjik, edhe pse prej kohësh Policia rrugore ka shtuar kontrollet në rrugë, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA