Një shqiptar u vra pasditen e së enjtes nga policia greke në rajonin e Visani, Pogonit, në zonën e Janinës.

Sipas burimeve nga vendngjarja, rreth orës 18.30, policia kishte ngritur një kurth për kapjen e trafikantëve të cilët kishin magazinuar 166 kg e 200 gramë kanabis, e ndarë në gjashtë çanta.

Në kohën që tre persona të dyshuar mbërritën në zonë dhe po përgatisnin transportin, ndërhynë forcat policore. Sapo kuptuan se ndodheshin nën ndjekjen e policisë, trafikantët hapën zjarr me automatikë, duke plagosur lehtë një polic, i cili u dërgua në spital jashtë rrezikut për jetën.

Forcat e rendit u përgjigjën duke lënë të vdekur në vend një prej trafikantëve, ndërsa dy të tjerët mundën të largohen dhe po kërkohen prej forcave të rendit.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA