Luan Dervishi para KPK, ILDKPI: Deklarimi i pasurisë, i pasaktë
23/11/2018 14:03
Kandidati i fundit që synon Këshillin e Lartë Gjyqësor, gjyqtari Luan Dervishi ka dalë mesditën e së premtes para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për seancën dëgjimore.
Por duket se ai është i destinuar të dështojë, pasi si ILDKPI ashtu edhe institucioni për pastrimin e figurës, DSIK, e cilësojnë si të papërshtatshëm.
ILDKPI thotë se deklarimi i pasurisë nuk është i saktë, ndërsa DSIK thotë se ka papërshtatshmëri për arsye se nga informacioni që disponon për të rezulton i përfshirë në veprimtari korruptive duke e evidentuar se ekziston një kontakt i papërshtatshëm.
Top Channel