Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ishte i pranishëm sërish në protestën e banorëve të Astirit.

“Edi Rama është një hajdut, sepse do të vjedhë 40 milionë euro, duke shkelur ligjin, duke shkelur ligjin e prokurimeve, duke shkelur ligjin e legalizimeve, duke shkelur kushtetutën, duke shkelur ligjet për shpronësimet. Ky nuk është projekt për qytetin e Tiranës, ky është projekt për Vilën e Surrelit. Agai i Surrelit do që me një të rënë të lapsit, të marrë 40 milionë euro, pasi pazaret i ka bërë kokë për kokë, është ulur ai kokë më kokë për të bërë pazaret e tenderit, për të vjedhur 40 milionë euro. Ndërsa ne jemi këtu në krah të këtyre njerëzve për t’i mbështetur dhe për të denoncuar këtë megavjedhje”, deklaroi Basha.

“Qytetarët nuk duhet të presin që kjo e keqe të vijë në dyert e tyre, por duhet të bashkohen këtu, sepse kjo betejë nuk është vetëm për këta protestues dhe familjet e tyre, por është për të gjithë qytetarët. Shikoni, ato 40 milionë euro që do të marrë agai i Surrelit, se ky është projekt i Vilës së Surrelit, nuk është projekt i qytetit të Tiranës. Kjo është megavjedhje. Nuk ka në analet e historisë së infrastrukturës botërore, ky është kandidat për librin Guiness për vjedhjen që po bëhet këtu, dhe kjo vjedhje bëhet drejtpërdrejt nga Edi Rama. Pse nuk është bërë prokurimi? Sepse ky vetë është ulur kokë më kokë me ato 3 kompanitë dhe u ka thënë: ti do marrësh kaq e unë kaq. Kështu me të dytin e kështu me të tretin. Ky është projekt i Vilës së Surrelit. Vila e Surrelit do të lërë këta vogëlushë pa shtëpi. Për Vilën e Surrelit, për xhepat e tij, për pasurinë e tij, i ka traumatizuar gjithë këta familjarë. Pra, ka treguar se është në gjendje që të shkelë jo vetëm mbi ligjin e kushtetutën, por mbi sigurinë e këtyre familjeve, mbi jetën e këtyre vogëlushëve, prandaj u them gjithë shqiptarëve: Ngrihuni, sa nuk është vonë, këtu dhe kudo që të jenë”, shtoi Basha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA