Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, shkalla e parë e vettingut për njerëzit e drejtësisë në vazhdën e Reformës në Drejtësi, ka shkarkuar këtë të premte nga detyra prokurorin Shpëtim Kurti.
Kurti ishte kandidat për në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, ndërkohë që seanca dëgjimore për rivlerësimin e tij u zhvillua një ditë më parë.
Vettingu, radha e prokurorit Kurti përballë KPK-së
Ndërkohë, këtë të premte, radhën për të dalë përpara trupës rivlerësuese e ka pasur prokurori Besnik Cani, prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme dhe aktualisht këshilltar i Arta Markut, Prokurore e Përgjithshme e Përkohshme, si dhe kandidat për në Këshillin e Lartë të Prokurorisë gjithashtu.
Besnik Cani, në kohën kur institucionin e Akuzës e drejtonte Adriatik Llalla, ka qenë kryeprokuror në Elbasan dhe Shkodër.
Trupa gjykuese për rivlerësimin e tij përbëhet nga komisionerët Olsi Komici, Lulzim Hamitaj si relator dhe Brunilda Bekteshi. Vëzhguese nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit është Mia Rosing.
Top Channel