Prokurori Shpëtim Kurti e humbi betejën me Vetting-un. Ai nuk u konfirmua pasi iu gjetën probleme me pasuritë, përsa kohë i ati dhe i vëllai emigrant në Angli nuk justifikonin të ardhurat për blerjen e dy apartamenteve në Tiranë.

E premtja ishte dita përmbyllëse e të gjithë atyre që kandiduan për në Këshillin e Lartë të Prokurorisë (KLP) dhe Këshillin e Lartë Gjyqësor (KLGJ).

Gjyqtari i Shkodrës, Luan Dervishi, i fundit kandidat doli para KPK-së, por ju evidentuan probleme me pasuritë. Rezulton se ai jeton në shtëpinë e vjehrrës, e cila ka blerë një shtëpi 30 mijë euro, por që nuk ka të ardhura të mjaftueshme për këtë pasuri. Problematike janë edhe mënyra se si u ble një truall në Tiranë, të cilën ai e raporton në një deklaratë si të dhuruar dhe në tjetrën si të blerë me kursimet nga shitja e një shtëpie në Librazhd. Por, ajo që e vendos me shpatulla pas muri Luan Dervishin janë gjetjet e DSIK-së që konstaton se gjyqtari i Shkodrës ka lidhje me një person të botës së krimit.

Këshilltari i Arta Markut, Besnik Cani, njëkohësisht kandidat për në KLP, doli brenda të njëjtës ditë para KPK-së. Ndaj tij kishte një varg denoncimesh nga qytetarët, por që të gjitha të paprovuara nga komisioneri i Vetting-ut. Por, nga ana tjetër, u pa e dyshimtë edhe kontrata e lidhur për përdorimin e një trualli nga një shoqëri karburanti, mbi të cilin është ndërtuar një lokal dhe një lavazh që menaxhohen nga djali i prokurorit. Vëzhguesja e ONM-së hodhi dyshime nëse ishte vërtet kjo një kontratë qiraje.

Pas shpalljes së vendimeve që do të komunikohen javën e ardhshme, brenda 3 ditëve, sipas parashikimeve ligjore, thërritet mbledhja e përgjithshme për ngritjen e KLP-së dhe KLGJ-së.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA